image Ngjarja tragjike në Maribor, Ambasada Sllovene jep detaje për vdekjen e gjilanasit

Diasporë

Ngjarja tragjike në Maribor, Ambasada Sllovene jep detaje për vdekjen e gjilanasit

news image

Ambasada e Kosovës në Slloveni jep detaje për vdekjen e një kosovari pasi zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku ka vizituar vendin, ku një ditë më parë një shtetas i Kosovës ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është lënduar, pasi shtëpia ku banonin ishte kapluar nga zjarri.

“Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Njoftimi i plotë:

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Maribor, humb jetën  një shtetas i Kosovës dhe lëndohet bashkëshortja e tij

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi dje në Maribor, Ambasadori Valdet Sadiku ka vizituar vendin e ngjarjes dhe ka takuar të mbijetuaren. Familjarëve të shtetasit nga Malisheva e Gjilanit iu janë shprehur ngushëllime ndërsa komuniteti shqiptar është vlerësuar për ndjenjën e jashtëzakonshme të solidaritetit dhe ndihmën që i është ofruar të mbijetuarës.

Ambasadori ishte i shoqëruar nga Kryetari i shoqatës “Bashkimi” z. Faruk Bajra dhe anëtarët e kryesisë të shoqatës dhe Diplomati Burim Qorri.

Me këtë rast edhe një herë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, dhe urojmë që raste të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë.

/GazetaSinjali/