image Ngjarja tragjike në Drenas: Vajza 1-vjeçare po luante në oborr kur papritmas ra në pishinë dhe u mbyt - Policia nis hetimet

Siguri

Ngjarja tragjike në Drenas: Vajza 1-vjeçare po luante në oborr kur papritmas ra në pishinë dhe u mbyt – Policia nis hetimet

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ndodhi në fshatin Likoshan të Drenasit, ku një fëmijë 1-vjeçar u mbyt në një pishinë. Vdekja e vajzës u konfirmua nga ekipi i mjekëve në QKMF, ndërkohë që Sinjali mëson se Policia tashmë ka nisur hetimet.

Burimet thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, derisa në dritë kanë dalë detaje të reja.

Sipas informatave të para, fëmija kishte dalë për të lozur në oborrin e shtëpisë me fëmijët e tjerë, kur për një moment kishte rënë në pishinën që ishte në oborr. Familjen e njoftoi një fëmijë 7-vjeçar, i cili e gjeti vajzën në pishinë.

Në ato momente të vështira, familjarët e shqetësuar e dërguan fëmijën në Qendrën e Mjekësisë Familjare, por për fat të keq mjeku vetëm e konstatoi vdekjen.

Në vendin e ngjarjes doli edhe Policia për të mbledhur informacione, me ç’rast me vendim të Prokurorit u iniciua rasti “hetim mbi vdekjen”.

/GazetaSinjali/