image Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK ngacmohet nga një person, denoncon rastin në Polici

Siguri

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK ngacmohet nga një person, denoncon rastin në Polici

news image

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci dyshohet se është ngacmuar nga një person, përmes rrjeteve sociale, për motive ende të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti është denoncuar nga vet Kutllovci në Polici, i cili ka dëshmuar se si është ngacmuar nga një person (emër i njohur për redaksinë), që pretendon se ndaj tij është shpifur.

Sipas drejtorit Kutllovci, personi të cilën e ka denoncuar po ashtu e ka ofenduar e kërcënuar, gjë që e ka bërë atë ta njoftojë menjëherë Policinë.

Si rezultat i denoncimit, personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti pritet që të shoqërohet në stacion policor për të dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “ngacmim” dhe marrjen e veprimeve të tjera posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/