image Nga Zonja e Parë që refuzonte t’ia mbante dorën presidentit te ajo që nuk ia lëshon kurrë

Kuriozitete

Nga Zonja e Parë që refuzonte t’ia mbante dorën presidentit te ajo që nuk ia lëshon kurrë

news image

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden dje ka bërë betimin si Presidenti i 46-të i Amerikës në prani të bashkëshortes së tij Jilly dhe fëmijëve të tyre.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, ku ish-presidenti, Donald Trump refuzoi të marrë pjesë, morën pjesë ish-presidentët: Bill Clinton, George W. Bush si dhe Barack Obama.

Në këtë ceremoni mori vëmendje të madhe afërsia e Biden me bashkëshorten Jilly, të cilët rrallë ia lëshuan dorën njëri-tjetrit, afërsi e cila nuk është parë më herët te çifti presidencial Trump.

Dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, Biden dhe Jilly e shprehën edhe në rrjete sociale.

Ishte Biden, ai i cili i bëri një dedikim Jillyt pak minuta para inuagurimit si president, duke i bashkëngjitur edhe një video ku shihen dyshja duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit.

“Të dua Jilly, dhe s’do të mund të isha më shumë mirënjohës sesa që të kam ty përkrah meje në këtë rrugëtim”, shkroi Biden.

Këtë postim të presidentit, e shpërndau edhe Zonja e Parë e SHBA-së në InstaStory.

Gjeste të tilla romantike i kishin munguar Shtëpisë së Bardhë në katër vjetët e fundit.

Donald dhe Melania Trump nuk njiheshin për afërsinë me njëri-tjetrin.

Madje, ekzistojnë dhjetëra video të momenteve kur ish Zonja e Parë, Melania ka refuzuar që t’ia mbajë dorën Trumpit.

Rasti i fundit ishte në skenën e debatit të fundit presidencial.

Në fund të diskutimit 90 minutësh, të dyja, gruaja e Trump dhe ajo e Joe Bidenit, shkuan drejt skenës për të përgëzuar bashkëshortët e tyre.

Ajo eci për të përshëndetur burrin e saj, përshëndeti shkurtimisht turmën dhe më pas nisi të largohej nga skena.

Trump e kapi për dore, por ajo e tërhoqi me shpejtësi mbrapa dhe doli nga skena.

Gjatë mandatit të Trump, shpeshherë ishin shpërndarë edhe lajme se çifti është drejt divorcit. Për këto raportime, asnjëherë s’janë deklaruar asnjëri.

Ata e kanë lënë dje Shtëpinë e Bardhë, pas katër vitesh qëndrimi në të, derisa kanë refuzuar që të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të ri.

/GazetaSinjali/