image Nga tani ndalohet qarkullimi i qytetarëve në këto komuna të Kosovës

Kosovë

Nga tani ndalohet qarkullimi i qytetarëve në këto komuna të Kosovës

news image

Prej tani e deri në orën 5 të mengjesit, ndalohet qarkullimi i qytetarëve në katër komuna të Kosovës, në përpjekje për ta ndalë hovin e COVID-19.

Me vendim të qeverisë, është rikthyer kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në Komunën e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë.

“Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri”, thuhej në vendimin e Qeverisë.

Qarkullimi i qytetarëve në këto komuna lejohet vetëm në këto raste:

·  Në raste urgjente shëndetësore;

·         Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

·         Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;

·         Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

·         Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar)./Gazeta Sinjali/