image Nga sot nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset nga Pakoja Emergjente

Kosovë

Nga sot nis ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset nga Pakoja Emergjente

news image

Nga sot Ministria e Financave nis shpërndarjen e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kishte bërë të ditur ministrja që udhëheq me këtë dikaster, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook.

Bajrami është shprehur se për këtë, në Ministrinë e Financave po punohet pa orar, ndërsa ka shtuar se këtë javë do të ekzekutohen të gjitha mjetet për muajt e papaguar nga Pakoja Emergjente.

“Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset. Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente”, thuhet në njoftimin e ministres.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.
Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.
Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti.

Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë!/Gazeta Sinjali/