image Nga QKUK-ja flasin për gjendjen e gruas që dyshohet se u ther 11 herë me thikë nga bashkëshorti i saj

Shëndetësi

Nga QKUK-ja flasin për gjendjen e gruas që dyshohet se u ther 11 herë me thikë nga bashkëshorti i saj

news image

Q.R. e cila dy ditë më parë dyshohet se u ther 11 herë me thikë nga bashkëshorti i saj me iniciale F.R., është duke u trajtuar ende në Klinikën e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Agim Berishës, mjekut kujdestar në këtë klinikë, gjendja shëndetësore e 36-vjeçares është përmirësuar.

“Më mirë është. I është përmirësuar gjendja shëndetësore”, tha ai për Gazetën Sinjali.

Kujtojmë që ndaj bashkëshortit të saj, të dyshuarit F.R, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkaq, Komuna e Mitrovicës mori vendim që ta suspendojë nga puna, pasi që ai shërbente si mësimdhënës në një shkollë, bashkë me bashkëshorten e tij./Gazeta Sinjali/