image Nga PDK e mohojnë që Blerand Stavileci të jetë nënkryetar i komunës së Prishtinës

Politikë

Nga PDK e mohojnë që Blerand Stavileci të jetë nënkryetar i komunës së Prishtinës

news image

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka mohuar se ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta ketë pozitën e nënkryetarit të Prishtinës, që do t’i takonte Blerand Stavilecit.

Në media sot është raportuar për një bashkëpunim të mundshëm me PDK-në, ku si rezultat PDK do të ketë pozitën e nënkryetarit të Prishtinës.

Lidhur më këtë ka folur për Sinjalin, sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së, Arbër Gecaj.

 Ka thënë se një marrëveshje si kjo nuk e kanë me askënd.

Jo, nuk kemi asnjë marrëveshje me askënd Dega Prishtinë- PDK, me ofertën e saj është partia e tretë në këtë gare. Ne nuk mundemi të caktojmë asnjë nënkryetar në komunë”, ka thënë Gecaj.

Gecaj po ashtu e ka mohuar të ketë pasur ndonjë ofertë nga LDK.

Jo, nuk kemi pasur, ne kemi opozitë në kuvend komunal, me 9 asambleist”, ka deklaruar ai./GazetaSinjali/