image Nga ky moment hyjnë në fuqi të gjitha masat e reja të qeverisë, mbyllen edhe kafeteritë

Shëndetësi

Nga ky moment hyjnë në fuqi të gjitha masat e reja të qeverisë, mbyllen edhe kafeteritë

news image

Vendimet që u morën dje nga Qeveria e Kosovës hyjnë në fuqi nga ky moment, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dje pas takimit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore në një konferencë për media, ka prezantuar disa nga masat e reja pas rritjes së rasteve dhe viktima me koronavirus në Kosovë.

Qytetarët e Komunës së Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Vushtrrisë duke filluar nga sot në ora 21:00  nuk do të lejohen të lëvizin deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Në mesin e këtyre masave do të jetë edhe mbyllja e bizneseve nga ora 21:00 e mbrëmjes, në mesin e tyre edhe kafeteritë.

Ai po ashtu ka deklaruar se nga sot do të shtohen aparatet për testime si dhe do të shtohen kapacitetet për personelin mjekësor.

Në vendimet e Qeverisë Hoti rreth masave të reja, është vendosur të reduktohet stafi i numrit të të punësuarve nëpër çdo institucion, duke ua mundësuar që të punojnë vetëm stafit të domosdoshëm.

Dhe për këtë, tha se së shpejti do të dalë qarkorja, për institucionet, ku do të vendoset për stafin e domosdoshëm.

Ndërsa sa i përket institucioneve shëndetësore, kryeministri Hoti tha se do të trajtohen vetëm rastet emergjente, ndërsa do të reduktohen shërbimet joesenciale.

Kryeministri Hoti ka folur edhe për vdekjet në klinikat e QKUK-së pas mesnate, ku tha se nga ana e mjekëve nuk ka pasur lëshim në klinikat e QKUK-së.

Sa i përket transportit publik, Hoti tha se do të përgjysmohen kapacitetet.

Po ashtu bëri të ditur se do të kujdesen të krijojnë kapacitete shtesë me shtretër. Do të riorganizojnë komplet klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale dhe spitalet private, shtretërit e tyre do të shfrytëzohen për pacientët që dërgohen nga QKUK. Do të mobilizojnë të gjithë personelin mjekësor në nivel vendi, sidomos në mikrobiologji dhe infermieri. Do të merren me kthimin e kapaciteteve për testim virologjik, do të krijohen kapacitetet që brenda ditës të kryhen deri në 500 teste.

Kryeministri i Kosovës paralajmëroi se në mesin e vendimeve të qeverisë janë edhe pagesat shtesë për personelin shëndetësor.

Hoti ka treguar se do të blihen aparatura të reja për testime, e gjithashtu do të testohen edhe ata që kanë shenja e të tjerë.

Këto vendime do të hyjnë në fuqi nga tani.

E gjithë kjo situatë erdhi pas numrit të lartë të vdekjeve që ndodhën brenda 24 ore në Kosovë dhe numrit të madh të të infektuarve me COVID-19./Gazeta Sinjali/