image Nga kabineti i Vjosa Osmanit nuk dinë nëse kryeparlamentarja do ta drejtojë seancën e sotme të Kuvendit

Politikë

Nga kabineti i Vjosa Osmanit nuk dinë nëse kryeparlamentarja do ta drejtojë seancën e sotme të Kuvendit

news image

Qeveria e re e Kosovës pritet të votohet sot në Kuvend. Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga fillimi seancës për votimin e Qeverisë Hoti, nga kabineti i Vjosa Osmanit nuk e dinë ende nëse kryeparlamentarja do ta drejtojë atë, raporton Gazeta Sinjali.

Bekim Kupina, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se drejtimi i seancës është aspekt teknik.

“Deri në seancë janë edhe dy orë. Drejtimi i senacës është aspekt teknik. Por, do ta shihni”, ka thënë Kupina për Gazetën Sinjali.

Osmani, që është edhe nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kishte dalë kundër rrëzimit të qeverisë dhe është shprehur po ashtu kundër krijimit të një qeverie të re me Avdullah Hotin kryeministër.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë dje se “Vjosa Osmani vendos vetë nëse do ta udhëheqë këtë seancë”. /Gazeta Sinjali/