image Nga e hëna kjo rrugë në qendër të Prishtinës do të jetë e mbyllur

Kosovë

Nga e hëna kjo rrugë në qendër të Prishtinës do të jetë e mbyllur

news image

Duke filluar nga dita e hënë, 21 tetor, rruga “Nazmi Mustafa” do të jetë e mbyllur për qarkullim me automjete.

Në lagjen “Pejton” do të fillojnë punimet për  implementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe rrugëve në ketë lagje.

“Prandaj lusim banorët për bashkëpunim, fillimisht duke i larguar veturat e parkuara në këtë rrugë, në mënyrë që të mundësohet qasja në pjesët ku do të punohet. Falënderojmë qytetarët paraprakisht për mirëkuptimin dhe i lusim që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/2787875947924277