image Nga dita e martë, Franca rihapë plazhet, restorantet, baret dhe kafenetë

Botë

Nga dita e martë, Franca rihapë plazhet, restorantet, baret dhe kafenetë

news image

Nga dita e martë, Franca kalon në fazën e dytë të lehtësimit gradual të kufizimeve prej pandemisë, ku vendi synon të rikuperojë humbjet në industrinë e turizmit.

Rreth 90 milionë turistë të huaj vizituan vendin dy vite më parë, duke i sjellë ekonomisë rreth 2,3 trilionë euro.

Qeveria franceze nga dita e martë do të rihapë plazhet dhe restorantet, baret e kafenetë, si dhe do t’i heqë kufizimet për lëvizjet brenda vendit.

Pasi kryeqyteti francez, nuk po konsiderohet më zonë e kuqe, ka filluar të bëhet gati ati për fazën tjetër të lehtësimeve nga java e ardhshme, ndërsa kufizimet do të jenë më të shumta, për shkak të dendësisë së popullsisë.

Me rregullat e reja, do të lejohet të operojnë vetëm bar-restorantet me ambiente të jashtme, me një distancë jo më të vogël se 1 metër mes tavolinave.

Nga 2 qershori do rihapen edhe shkollat fillore dhe ato të mesme e të larta në zonat e gjelbra.

Franca është ndër 7 vendet e para në botë për numrin e të infektuarve me koronavirus ndërsa sëmundja infektive atje u ka marrë jetën mbi 28 mijë njerëzve./Gazeta Sinjali/