Federata Sindikale e Punëtoreve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbahet një protestë nga punëtorët teknik të QMF-së në Prishtinë dhe të disa shkollave të kryeqytetit.
Protesta do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të zgjasë për një orë, si dhe do të mbahet para objektit të Komunës së Prishtinës.
Arsyeja e mbajtjes së protestës është rritja e pagave.