image Nesër mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19, MSH jep detaje

Shëndetësi

Nesër mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19, MSH jep detaje

news image

Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës rreth COVID-19 do të mblidhet nesër, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për Sinjalin se ky komitet do të diskutojë për situatën epidemiologjike në vend ndërsa nuk kanë treguar nëse do të shqyrtohen masa të reja.

“Nesër mbahet Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës rreth COVID-19 për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19, në të cilën institucionet e ndryshme raportojnë rreth aktiviteteve që janë duke u zhvilluar dhe situatës në përgjithësi”, kanë thënë nga Divizioni për Komunikim Publik i MSH-së.

Ditëve të fundit është vërejtur rritje e rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Kujtojmë që Qeveria para pak kohësh hoqi ndalesën e lëvizjes për qytetarë teksa zgjati edhe orarin e punës së gastronomisë deri në orën 22:00. /Gazeta Sinjali/