image Nesër, Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike

Kosovë

Nesër, Kosova dhe Izraeli lidhin marrëdhënie diplomatike

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook thotë se si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit, nesër, 1 shkurt, nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin  Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Washington. Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, shkroi Hoti.

Njohja nga Izraeli është vlerësuar lart dhe është bërë e mundur falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht zotimeve të firmosura në Washington më 4 shtator.

Sipas zotimit të firmosur nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ambasada e Kosovës do të hapet në Jeruzalem./GazetaSinjali/