image Nesër grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës

Basketboll

Basketboll/ Nesër grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës

news image

Të hënën (nesër) do të grumbullohet Kosova për dy ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin 2023.

Dardanët më 20 shkurt në Prishtinë do të përballen me Islandën, derisa më 23 shkurt janë mysafirët të Luksemburgut në Grupin B, ku bënë pjesë edhe Sllovakia.

Grumbullimi i parë është të hënën nga ora 10:00 në palestrën e Kolegjit ISP në Marigona Rezidencë, ku do të mbahet edhe stërvitja e orës 18:00.
Përgatitjet do të vazhdojnë më pas në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të martën stërvitja do të jetë nga ora 10:30 dhe 18:00, të mërkurën nga ora 12:00 dhe të enjten nga ora 11:00.

Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri Christos Marmarinos, ku janë ftuar 17 lojtarë, e më pas lista do të shkurtohet në 12.

Ndeshja Kosova-Islanda zhvillohet të enjten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./Gazeta Sinjali/