image Nesër do të mbërrijë nga Turqia kontigjenti me pajisje mjekësore për Kosovën

Kosovë

Shëndetësi/ Nesër do të mbërrijë nga Turqia kontigjenti me pajisje mjekësore për Kosovën

news image

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nesër do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ardian Arifaj, këshilltar politik i presidentit të Republikës së Kosovës.

Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”./Gazeta Sinjal/