image Nëse në kafe shtoni këtë përbërës, zvogëloni stresin dhe rregulloni diabetin

Këshilla

Nëse në kafe shtoni këtë përbërës, zvogëloni stresin dhe rregulloni diabetin

news image

Për shumicën e njerëzve, kafja është rituali i preferuar i mëngjesit dhe pa të nuk mund të funksionojnë. Nëse në kafe shtoni këtë përbërës, shëndeti do t’ju përmirësohet në mënyrë drastike.

Përbërës të magjishëm janë kërpudhat. Ato janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin, posaçërisht: kërpudhat çaga, kërpudhat reishi, kërpudhat kordiceps dhe kërpudhat e luanit.

Këto kërpudha janë të pasura me germanium (ndikon në shtimin e nivelit të oksigjenit në gjak) dhe me polisaharide (ndihmojnë në procesin e shërimit natyral), shkruan Journaldeluxe.

Këto kërpudha mund t’i gjeni në dyqane të ushqimit të shëndetshëm. Sa më e shëndetshme që të jetë kërpudha ajo është më e hidhët.

Për këtë kafe shëruese ju nevojiten: Një filxhan i kafesë së zezë të zier, një lugë e vogël e njërës nga këto lloje kërpudhash (disa blihen në shitore), pak qumësht bademi, pak stevie të lëngshme me shije vanilje.

Shumica thonë që kjo kafe ka shije të bukur dhe krematoze.

Hulumtimet kanë treguar që kafja nga kërpudhat ndihmon në shërimin e sëmundjes së Alzaimerit, pengon kancerin, zvogëlon stresin, rregullon diabetin dhe ndihmon në përqendrim.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.

/GazetaSinjali/