image Nëse keni humbur paratë para dy ditësh në Fushë Kosovë, policia ju fton të lajmëroheni në stacion

Siguri

Nëse keni humbur paratë para dy ditësh në Fushë Kosovë, policia ju fton të lajmëroheni në stacion

news image

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim në gjetjen e pronarit që i kanë humbur paratë në Fushë Kosovë.

Paratë janë gjetur nga një nga një qytetare në Fushë Kosovë, ku deri më tani nuk është lajmëruar askush si ankues (pronar i parave të humbura).

“Me datë 03.06.2020, rreth orës 20:00 një qytetare i ka dorëzuar një shumë parash (dhjetëra euro) njësisë patrulluese në detyrë, e cila ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, afër rreth rrotullimit në qendër të Fushë Kosovës”, njofton policia.

Policia fton që pronari i parave të lajmërohet në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.

“Ftojmë pronarët e këtyre të hollave të shkojnë në Stacionin Policor Fushë Kosovë që të kryejnë procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/