image "Nëse deri më 3 janar nuk konstituohet Kuvendi Komunal i Podujevës, mund të shkohet në zgjedhje"

“Nëse deri më 3 janar nuk konstituohet Kuvendi Komunal i Podujevës, mund të shkohet në zgjedhje”

news image

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës, Pajtim Balaj ka thënë se partitë opozitare në komunën e Podujevës nuk e kanë lejuar mbajtjen e seancës së sotme.

Ai ka deklaruar se nëse nuk konstituohet kuvendi deri më 3 janar, Kuvendi Komunal i Podujevës mund të shkojë në zgjedhje.

“Siç e do rendi, ne pasi jemi parti fituese, e thirrëm seancën e kuvendit. Nga kjo seancë pritëm të konstituohet kuvendi, të zgjidhet kryesuesi i kuvendit dhe të formohet komiteti për politikë dhe financa”.

“Kjo për të pasur mundësinë që më pas të procedojmë tutje çështje të rëndësishme dhe jetike për komunën. Pasi ato kanë mbetur në gjysmë, siç është votimi i buxhetit, votimi i hartave zonale, si dhe votimi i shumë pikave të tjera”.

“Pa ndonjë arsye bindëse të prirë nga LDK-ja, më pas pasuan PDK-ja dhe AAK-ja, e gjithë opozita e braktisi seancën, kështu e pamundësuan mbajtjen e seancës”, tha ai në KlanKosova.

“Proceduralisht nëse nuk zgjidhet kryesuesi, nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më 3 janar, Kuvendi i Podujevës mund të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Balaj./GazetaSinjali/