image Maqedonia publikon bilancin ditor rreth koronavirusit, numër i madh i rasteve të reja

Rajon

Maqedonia publikon bilancin ditor rreth koronavirusit, numër i madh i rasteve të reja

news image

Nëntë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit. Pesë viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend njofton se nga 1391 testime të realizuara gjatë kësaj periudhe 193 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19,  raporton Alsat-M.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 4 mijë e 482, prej të cilëve 1 mijë e 803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2 mijë e 469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 44.82 testime për koronavirus./Gazeta Sinjali/