image Nënshkrimi i Enver Hoxhajt u jep para kundërligjshëm ish-eprorëve të UÇK-së për Gjykatën Speciale

Kosovë

Dokument/ Nënshkrimi i Enver Hoxhajt u jep para kundërligjshëm ish-eprorëve të UÇK-së për Gjykatën Speciale

news image

Në dy vendime të ndara ishin dhënë nga Qeveria e Kosovës rreth 70 mijë euro për katër ish-eprorët e lartë të UÇK-së për t’u mbrojtur nga Gjykata Speciale. Përkundër se dhënia e parave në formë të ndihmës financiare ishte e kundërligjshme, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Mahir Hasani dhe daja i kryeministrit, Lahi Brahimajt, kishin përfituar ato parë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoj edhe gjatë ditës së djeshme për vendimit e Qeverisë së Haradinajt, që përfshinte rreth 70 mijë euro dhënien e parave të të ftuarve nga Gjykata Speciale.

Por, ajo që bie në sy është se 70 mijë eurot janë dhënë në dy vendime të ndara. Në vendimin e parë ishin dhënë rreth 30 mijë euro me nënshkrimin e Enver Hoxhajt, e jo të Ramush Haradinajt që mbante postin e kryeministrit.

Tre personat që kishin përfituar nga këto para ishin, Sami Lushtaku, Mahir Hasani dhe Sylejman Selimi. Lushtaku kishte përfituar 9 mijë e 187 euro, Hasani 6 mijë e 991 euro, ndërsa Selimi kishte kërkuar 20 mijë euro, por i ishin dhënë 13 mijë e 822 euro.

Në anën tjetër në një vendim tjetër të muajit mars ishin ndarë 40 mijë euro për Lahi Brahimajn, daja i kryeministrit në largim Ramush Haradinaj.

E gjithë kjo ndarje e mjeteve financiare dyshohet se është e kundërligjshme për shkak se ligji parasheh që ndihmë financiare të jepet vetëm për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, ndërsa deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Të gjithë të ftuarit nga hetuesit e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, janë bërë vetëm në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur./Gazeta Sinjali/