image Nënkryetari i Kuvendit të Bosnjës: S'besoj se ndonjë lider serb e pranon pavarësinë e Kosovës

Politikë

Nënkryetari i Kuvendit të Bosnjës: S’besoj se ndonjë lider serb e pranon pavarësinë e Kosovës

news image

Nënkryetari i Kuvendit të Bosnjës e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, ka thënë se nuk beson që ndonjë lider serb pranon pavarësinë e Kosovës.

Izetbegoviq për ‘Radio Sarajevo’ ka thënë se ushtria serbe ka kryer krime dhe spastrime etnike në Kosovë dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

“Nuk besoj se në mesin e serbëve do të gjendet një lider që do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nëse ndodh kjo, atëherë do të hapen apetitet për Bosnjë e Hercegovinën, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë. Do të ketë shumë zhurmë, që me kalimin e kohës do të heshtet dhe nuk do të sjellë ndonjë gjë. Pasi, edhe në Kosovë e edhe në Bosnjë-Hercegovinë pala serbe e ushtria serbe ka kryer krime dhe spastrime etnike”, ka thënë Izetbegoviq./Gazeta Sinjali/