image Nëna gjermane dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 fëmijëve të saj

Evropë

Nëna gjermane dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 fëmijëve të saj

news image

Një nënë 28-vjeçare në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e pestë nga gjashtë fëmijët e saj.

Gjykata rajonale në qytetin Wuppertal e shpalli gruan fajtore për vrasjen e fëmijëve të saj, raporton EuroNews, përcjell Sinjali.

Gjykatësi i Gjykatës Rajonale në Wuppertal, Jochen Kötter, e përshkroi si një tragjedi rastin i cili e ka tronditur Gjermaninë.

Trupat e Melina, Leonie, Sophie, Timo dhe Luca, të gjithë të moshës nga një deri në tetë vjeç, u gjetën të mbuluar me gjak në shtretërit e tyre në një apartament në qytetin perëndimor të Solingen në shtator të vitit të kaluar.

Sipas prokurorëve, nëna e fëmijëve, e identifikuar si Christiane K., fillimisht i vuri në gjumë fëmijët e saj dhe më pas i mbyti.

Fëmija i gjashtë ose djali më i madh, është dërguar te gjyshja e tij pak përpara vrasjeve.

Christine K.  më pas u përpoq të vriste veten duke u hedhur përpara një treni në stacionin hekurudhor të Duseldorfit, ku si pasojë mori lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën.

Në gjykim ajo kishte pohuar se një person i panjohur kishte hyrë në banesën e saj, e kishte lidhur atë dhe i kishte vrarë fëmijët e saj. Sipas vendimit final, 28-vjeçarja nuk mund të lirohet nga burgu pas 15 vitesh, kohë kjo që kryhet nga personat e dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani./Gazeta Sinjali/