image Në veturën e një autosalloni gjenden 9 qese marihuanë

Siguri

Në veturën e një autosalloni gjenden 9 qese marihuanë

news image

Një sinjalizues ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se policia ka konfiskuar 9 qese me substancë narkotike e cila dyshohet të jetë  marihuanë me peshë rreth 900 gram.

Gazeta Sinjali mëson se vetura në të cilën janë gjetur 9 qeset me substancë narkotike është në pronësi të një autsalloni në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Raportohet se gjate kontrollit në një veturë janë gjetur dhe konfiskuar  nëntë qese me substance te dyshuar narkotike te llojit marihuanë me peshe rreth 900 gram”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetë Sinjali.

Rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka persona të arrestuar. /Gazeta Sinjali/