image Në vendin ku para dy ditësh u pa xhandarmëria serbe, sot patrullon Policia e Kosovës (VIDEO)

Kosovë

Në vendin ku para dy ditësh u pa xhandarmëria serbe, sot patrullon Policia e Kosovës (VIDEO)

news image

Në vendin ku xhandarmëria serbe kishte hyrë në territorin e Republikës Kosovës, sot shihen Policët e Kosovës duke patrulluar në atë pjesë.

Dy ditë më parë, 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe ishin parë duke hyrë në Karaçevë të Kamenicës, duke shqetësuar banorët e vendit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në disa pamje shihen dy Policë të Kosovës duke patrulluar në këtë pjesë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hotit, dje tha se në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.

Ai ka thënë se siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush dhe nuk ka vend për panik. /Gazeta Sinjali/