image Në Turqi numër rekord i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit

Shëndetësi

Në Turqi numër rekord i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit

news image

Turqia të premten raportoi më shumë se 42 mijë raste të reja me COVID-19 për 24 orë, duke shënuar rekord që nga fillimi i pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mbarë vendin u regjistruan 42.308 raste të reja. Shumica e tyre ishin raste pa simptoma. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në Turqi shkoi në 3.4 milionë.

Përveç rasteve të infeksioneve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 179 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia shkoi në 31.892.

Në 24 orët e fundit, mbi 24 mijë pacientë u shëruan nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve shkoi në mbi tre milionë. Numri i pacientëve në gjendje kritike është 2.182.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i fushatës së vaksinimit më 14 janar, në Turqi janë vaksinuar kundër COVID-19 mbi 16.5 milionë njerëz. Sidoqoftë, vetëm 7 milionë i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa mbi 9.4 milionë vetëm dozën e parë.

Për shkak të shtimit të rasteve, Turqia e ka kthyer në fuqi orën policore gjatë fundjavëve në zonat me rrezik të lartë si dhe disa masa tjera kufizuese, bashkë me kufizimet e veçanta gjatë muajit të Ramazanit. /GazetaSinjali/.