image Në Spitalin e Pejës tre persona me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Shëndetësi

Në Spitalin e Pejës tre persona me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 64 pacientë, prej tyre 41 të konfirmuar me koronavirus, ndërsa 23 janë në pritje të rezultateve.

Sipas njoftimit të Spitalit të Pejës, tre pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 64 pacientë me COVID-19. Nga këta pacientë 41 të konfirmuar, dhe 23 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 16 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Spitalin e Pejës janë infektuar me koronavirus katër mjekë, pesë infermierë dhe një bioinxhinjer.

“Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit”.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 205 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta, 14 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. /Gazeta Sinjali/