image Në Skenderaj mbyllen dy kafiteri – shkelën masat për parandalim të koronavirusit

Në Skenderaj mbyllen dy kafiteri – shkelën masat për parandalim të koronavirusit

news image

Inspektorati dhe policia kanë mbyllur edhe dy kafiteri në Skenderaj, për shkak të mosrespektimit të vendimit për të qëndruar mbyllur, si masë e parandalimit të përhapjes së koronavirusit, nga i cili deri më tash në Kosovë janë prekur 35 persona dhe një prej tyre ka vdekur.

Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme, ka bërë të ditur kryetari Bekim Jashari në një postim në Facebook.

Komuna e Skenderajt me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19 bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndërmarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19, duke qenë gjithmonë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. /Gazeta Sinjali/