image "Në shtëpi s'po mundemi me nejtë prej erës", banori i Skenderajt paralajmëron protestë

Sinjalizime

“Në shtëpi s’po mundemi me nejtë prej erës”, banori i Skenderajt paralajmëron protestë

news image

Një banor i fshatit Tushilë të Skenderajt ka paralajmëruar protestë para komunës për shkak të rrjedhjes së ujërave të zeza në lumin Klina.

Sinjalizuesi ka thënë se impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Llaushë, tash e dy javë ka filluar të bëjë derdhjen e këtyre ujërave në lumin Klina gjatë mesnatës. Kjo gjendje sipas tij po ua pamundëson qëndrimin në shtëpi.

Ai thotë se kjo po shkaktohet edhe nga mbeturinat e hedhura nga fabrika e qumështit në Skenderaj. Madje shton se është ankuar disa herë në komunë, por kjo e fundit nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Mëposhtë mund t’i shihni fotografitë e dërguara nga sinjalizuesi.

/GazetaSinjali/