image Në shkollë me taksi, kosto e lartë e mungesës së transportit publik për maturantët

Rajon

Pandemia/ Në shkollë me taksi, kosto e lartë e mungesës së transportit publik për maturantët

news image

210 maturantë në bashkinë e Elbasanit nuk mund të paraqiten në shkollë në këtë periudhë parapërgatitore para provimeve, për shkak se nuk kanë tranport publik dhe banojnë në fshatra.

Ndërsa pjesa tjetër, sidomos fshatrat e afërt po shkojnë në shkolle me taksi si e vetmja mënyrë, por kostot janë të mëdha për një gjimnazist.

Pas një shkëputjeje 2 mujore, të vetmit që i janë rikthyer shkollave me vendim të Ministrisë së Arsimit janë maturantët, kjo për shkak të rëndësisë së kësaj periudhe, kur ata duhet të përgatiten para provimeve dhe konsultimi direkt me mësuesit është thelbësor. /Gazeta Sinjali/