image Në pritje të raportit të Komisionit Evropian për vizat, kryediplomati çek qëndron sot në Kosovë

Politikë

Në pritje të raportit të Komisionit Evropian për vizat, kryediplomati çek qëndron sot në Kosovë

news image

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian pritet ta rihapë diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën këtë vjeshtë.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, i cili sot vjen në Prishtinë. Në orën 11:00, kryediplomati çek do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Pas takimit, ata do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Lipavsky më pas do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/