image Në Prishtinë organizohet panairi më i madh për studime në universitetet më të mira në botë

Arsim

Në Prishtinë organizohet panairi më i madh për studime në universitetet më të mira në botë

news image

Në Prishtinë të hënën dhe të martën do të organizohet panairi më i madh për studime në universitetet më të mira në botë.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Prishtinës Donjeta Sahatçiu, përmes një postimi në Facebook.

Sahatçiu u bëri thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi sipas saj, sa më shumë mundësi shkollimi aq më tepër rini e përgatitur për Kosovën.

Ftoj vajzat e djemtë të interesuar për studime bachelor dhe master që të shfrytëzojnë mundësinë të takojnë përfaqësues nga shkollat më të mira vendore dhe të huaja dhe të marrin këshilla për përgatitje të aplikimeve në panairin më të madh të edukimit nga Wiseword Kosova. Regjistrohuni, merreni pasaportën dhe listën e notave me vete për aplikim të shpejtë! Ndajeni me miq e familjarë që mund të përfitojnë nga kjo mundësi”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

Panairi do të mbahet më 3 dhe 4 tetor nga ora 10 deri në 19 në hotel Sirius.

/GazetaSinjali/