image Në pikë të territ, shoferi i Golfit vozit pa drita sinjalizuese në rrugën Pejë-Deçan (Video)

Sinjalizime

Në pikë të territ, shoferi i Golfit vozit pa drita sinjalizuese në rrugën Pejë-Deçan (Video)

news image

Gjatë vozitjes, sipas rregullave, parashihet që dritat e automjetit të jenë të ndezura përpara dhe mbrapa. Ky rregull vlen si për ditën ashtu edhe për natën, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo një rregull i tillë nuk është respektuar nga shoferi i një veture “Golf 2” me targat 01-317-IP, shkruan Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje të kësaj veture që lëvizë gjatë natës në magjistralen Pejë-Deçan, por nuk i ka ndezur dritat e prapme të automjetit.

Sipas pamjeve, gjatë të njëjtës kohë, në autostradë lëvizin edhe shumë vetura tjera.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/