image Në Maqedoninë e Veriut regjistrohen sërish viktima nga koronavirusi

Rajon

Në Maqedoninë e Veriut regjistrohen sërish viktima nga koronavirusi

news image

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shtatë persona të vdekur dhe 89 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo njëherësh është shifra më e lartë e raportuar nga mesi i muajit prill, kur në këtë vend ishte konsideruar piku i sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: nga dy në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë si dhe një tjetër në Strugë.

Marrë parasysh shifrat e fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi, në territorin maqedonas, ka arritur në 140.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka diskutuar mundësinë e shtrëngimit të masave pas të dhënave për rritjen e numrit të të infektuarve.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, me koronavirus janë regjistruar 2,315 persona.

Prej tyre, 1569 janë shëruar ndërsa 606 mbeten aktivë. /Gazeta Sinjali/