Shkruan: Lis Gorani
Elvis Aeron Presley i lindur më 8 janar 1935 në Tupelo, Missisipi të ShBA është mbreti i pavdekshëm në zemrat tona. Shpirti dhe i dashuri real e imagjinar, i cili ishte kozmos i zemrave të botës femërore dhe arriti të pushtojë zemrat e gjithë fansave te tij.
Paraqitja e tij ishte një orgazëm për të gjithë fansdashësit e tij dhe show që bënte Elvis, the King të cilin e donin të gjithë, ishte edhe aktor dhe mbret. Në zhanrin e tij bënte që të gjithë të magjepsen dhe krijonte një ‘conection’ muzikal shpirtëror me ata që po e shijonin shfaqjen e Ikonës së Rock and Roll i cili kishte edhe një impakt social te i gjithë njerëzimi
Jeta dhe veprat
Elvis ka pasur një vëlla binjak i cili ka vdekur para se Elvis të hynte në adoleshencë, ç ka ka ndikuar në pikëllimin e tij para se të hyjë në muzikë dhe gjatë adoleshencës. Elvis ka qenë ushtar në vitet e rinisë në Gjermani, ku edhe takoi gruan e tij që u dashurua marrëzisht, Prishilla Presley, me të cilën kishte një vajzë Lisa Marie – që më vonë e cila po ashtu rezultoi të jetë një artiste e kalibrit të larte, e mirënjohur ne Amerikën Veriore.
-Këngët e preferuara të fansave të Elvis Presley kanë qenë:
Suspicious mind
Burning love
Jailhouse rock
In the ghetto
Elvis ka luajtur në filma dhe mbetet show meni i Viva Las Vegas çka ndezi atmosferën në shou-n që elektrizonte Las Vegasin dhe ka dhënë spektakël elektrizues që bëri “vullkanit te tij” të famës t’i dëgjohej krisma në gjithë botën.
Rrethanat në të cilat ndërroi jetë Elvis ishin dhe janë ende të paqarta sepse ishte një ikonë që po lulëzonte në moshën 42-vjeçare, por arsyet e posaçme dërgojnë tek disa substanca si amfetamina të përziera me substanca tjera, që ndikuan në gjendjen e tij shëndetësore që ende nuk dihen.
Në shfaqjen e tij në Nebraska 20 qershor 1977.