image Në kryeqytet hapet Panairi i Gjelbër

Kosovë

Ekonomi/ Në kryeqytet hapet Panairi i Gjelbër

news image

Sot në Prishtinë do të hapet Panairi i Gjelbër, i cili mbahet në sallën “1 Tetori”.

Ngjarja vjetore treditore Festivali i Gjelbër, promovon bizneset e gjelbra të Kosovës dhe nxitë interesimin për riciklim, energji të ripërtritshme dhe efiçencë energjetike.

Sektori i gjelbër në rritje e sipër në Kosovë ofron mundësi të konsiderueshme për rritje ekonomike dhe krijim të vendeve të punës.

Në Festivalin e Gjelbër të vitit të kaluar, 23 ndërmarrje pjesëmarrëse realizuan mbi 1.3 milionë euro shitje.

Këtë vit, me pjesëmarrjen e 41 ndërmarrjeve kosovare të bazuara në energji të gjelbër që do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në festival, priten edhe më shumë kontrata dhe marrëveshje eksporti./ azeta Sinjali/