image Në Klinikën Infektive janë 56 pacientë, prej tyre 10 po presin rezutatet për Covid-19

Kosovë

Raporti/ Në Klinikën Infektive janë 56 pacientë, prej tyre 10 po presin rezutatet për Covid-19

news image

Në Klinikën Infektive, sot gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, me Covid- 19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa 10 raste janë në pritje të rezultateve.

Nga 43 raste të sëmurë me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqesim të gjendjes, është në ventilim mekanik.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në raportin 24-orësh të Klinikës Infektive./Gazeta Sinjali/