image Në këtë orë do të fillojë meçi mes Donjeta Sadikut dhe Caroline Dubois

Sporte Luftarake

Në këtë orë do të fillojë meçi mes Donjeta Sadikut dhe Caroline Dubois

news image

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nesër do të përballet me britaniken Caroline Dubois, në kuadër të Lojrave Olimpike, Tokio2020.

Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.

Ky cilësohet si një meç tejet i vështirë për Donjeta Sadikun, pasi që kundështarja e saj Caroline Dubois është kampione botërore në kategoritë e reja./Gazeta Sinjali Sporti/