image Në këtë ditë pritet të bjerë borë në Kosovë

Moti/ Në këtë ditë pritet të bjerë borë në Kosovë

news image

Gjatë javës së ardhshme pritet të mbizotëroj mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohë me reshje shiu. Ndërsa nga e mërkura rënie e lehtë e temperaturave ku në viset malore do të pritet edhe reshje të borës.

Gjatë ditës së sotme fusha të presionit të ulët që po depërtojnë mbi Mesdhe, e më pas edhe nga rajoni ynë, do të kushtëzojnë ditëve në vijim mot kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me kalimin e sistemeve frontale mbi vend do të sjellin edhe të reshura shiu. Ditën e mërkurë në vise malore mbi 2000 metra priten edhe reshje bore.

Të hënën (18.11) në mëngjes vende-vende moti do të jetë me reshje të dobëta shiu. Ditën vranësirat do të shpërndahen, e në mbrëmje priten kthjellime.

Të martën (19.11) në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht vranët. Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Në ditën e mërkur (20.11) moti do të jetë më freskët, kryesisht vranët, e kohë pas kohe me shi. Në mbrëmje pjesërisht vranët, ndërsa në viset malore reshje të borës.

Të enjten në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull, e ditën e premte, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare, edhe pse në pjesën e dytë të javës do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, e maksimalet nga 12C deri në 16C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s, e në pjesën e dytë të javës lehtë nga verilindja-lindja 1-4m/s. / Gazeta Sinjali/