image Në Izrael vaksinohen një milion njerëz për koronavirus

Botë

Në Izrael vaksinohen një milion njerëz për koronavirus

news image

Në Izrael, numri i të vaksinuarve ndaj COVID-19 ka arritur në një milion, duke u bërë shteti i parë që mund të arrijë imunizimin e plotë.

Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se çdo ditë po vaksinohen 150 mijë njerëz.

Prioritet janë të moshuarit me gjendje të dobët shëndetësore dhe punëtorët shëndetësorë.

Vaksinimi i shpejtë e ka bërë Izraelin shtetin prijës në administrimin e vaksinimit në bazë të popullsisë, transmeton Gazeta Sinjali.

Shteti izraelit ka vaksinuar 10 në 100 banorë deri më tani.

Shteti i Lindjes së Mesme po përballej me ngritje të madhe të rasteve në javët e fundit dhe për këtë ka ashpërsuar masat për festat e fundvitit.

Vaksinimi në Izrael ka nisur më 19 dhjetor dhe pritet që në muajt e ardhshëm të përfundojë vaksinimi i më shumë se 9 milionë banorëve. /Gazeta Sinjali/