image Në gjendje kritike për jetën, aktorja e njohur ishte nën efektin e drogës kur u përplas me makinë

Bota e Yjeve

Në gjendje kritike për jetën, aktorja e njohur ishte nën efektin e drogës kur u përplas me makinë

news image

Aktorja Anne Heche ka qenë nën ndikimin e kokainës, por jo të alkoolit, kur pësoi një aksident në të cilin është plagosur rëndë, kanë treguar analizat fillestare.

TMZ, duke cituar burime nga Departamenti i Policisë së Los Angeles, raporton se një mostër gjaku është marrë sapo aktorja u plagos rëndë.

Raportohet se gjendja e aktores nuk është përmirësuar aspak që nga dita e aksidentit. Ajo ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur të premten e kaluar. Heche po ngiste një MINI Clubman me një shpejtësi të madhe kur u përplas me një banesë.

Përplasja shkaktoi një zjarr që e la aktoren me djegie të rënda. “Ajo do të jetë në koma për një kohë të gjatë”, tha një burim për Daily Mail.  

/GazetaSinjali/