image Në Doganën e Kosovës janë rritur të hyrat për 11 për qind këtë fillimvit

Financa

Në Doganën e Kosovës janë rritur të hyrat për 11 për qind këtë fillimvit

news image

Mbi 10 për janë rritur të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillimvit.

123 milionë euro është totali i taksave që ka mbledhur Dogana gjatë muajit të parë të vitit dhe në gjysmën e shkurtit. Nga Dogana thonë se ka ulje të kontrabandimit me mallra.

Megjithatë, sipas tyre, rastet më të shpeshta janë ato ku tentohet të kontrabandohet me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se të hyrat e përgjithshme janë më të larta se në periudhën e njëjtë në vitin 2020. Sipas tij, ekonomia ka filluar të funksionojë, kështu është rritur konsumi dhe importi.

Vitin e kaluar, periudhën prej janarit deri në gjysmë të shkurtit, ne kemi pasur të mbledhura 111 milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës. Ndërsa, në këtë fillimvit, është fillimvit i mbarë dhe kemi arritur 123 milionë euro të mbledhim të hyra. Që nënkupton që jemi 11 për qind më shumë se vitin e kaluar”, thekson Stavileci.

Tutje, Stavileci thotë se pandemia ka ndikuar në të gjitha sferat ekonomike në Kosovë, për çka shton se ka pasur ulje të tentim-kontrabandimeve.

“Normalisht që gjithmonë kemi kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit, por në përgjithësi mund të themi se kemi pasur ulje të numrit të rasteve të cilat i kemi kapur gjatë tentimit për kontrabandim”, shton ai.

Ai thekson se rastet më të shpeshta të kontrabandës janë me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.

“Produktet të cilat janë më të favorizuara për kontrabandë janë produktet të cilat shiten, transportohen në mënyra më të lehta. Për shkak se ne kemi parë shembull derivatet e naftës, por me rregullimin e tregut kjo problematikë është minimizuar dhe gati është në zhdukje e sipër. Tani kemi disa raste ku kapim kontrabandimin me medikamente. Kapim raste të kontrabandimit me pije të gazuara të cilat vijnë nga shtetet e ndryshme”, përfundon ai për KP.

Stavileci shton se në këto raste, tentohet që t’i ikin taksës së akcizës. Të hyrat vjetore të Doganës në 2020, janë 1 miliard e 30 milionë euro ose një rënie për 10 për qind. /Gazeta Sinjali/