image Vdesin 5 kosovarë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Shëndetësi

Vdesin 5 kosovarë nga COVID-19 në 24 orët e fundit

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur pesë persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka arritur në 1 mijë e 553.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë këtij intervali kohor janë regjistruar 297 raste të reja me COVID-19, derisa janë shëruar 311 pacientë të infektuar.

Momentalisht, numri i rasteve aktive në vend është 6 mijë 857./Gazeta Sinjali/

311 TË SHËRUAR DHE 297 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, February 17, 2021