image Në ditën e Fitër Bajramit gjobiten 15 lokale në rajonin e Prishtinës që i shkelën masat antiCOVID

Siguri

Në ditën e Fitër Bajramit gjobiten 15 lokale në rajonin e Prishtinës që i shkelën masat antiCOVID

news image

Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ndërmarrë një aksion mbrëmjen e kaluar në rajonin e Prishtinës në disa lokale për mbikëqyrjen e masave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, bëri të ditur për Sinjalin se mbrëmë janë gjobitur 15 lokale të gastronomisë për mosrespektim të ruajtjes së distancës.

“Mbrëmë në Regjionin e Prishtinës janë shqiptuar 15 gjoba për lokale të gastronomisë, një numër i tyre në pamundësi për krijim të kushteve për ruajtje të distancës, të njëjtat janë zbrazur para përfundimit të orarit të punës”, tha ai./Gazeta Sinjali/