image Në ditën e Bajramit, Kurti mban takim online me përfaqësuesit e biznesve në Diasporë

Kosovë

Ekonomi/ Në ditën e Bajramit, Kurti mban takim online me përfaqësuesit e biznesve në Diasporë

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren në detyrë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe shefin e kabinetit të tij, Luan Dalipi, sot kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Evropa dhe Australia. 

Me këtë rast, Kurti i ka falënderuar ata për angazhimin e tyre në Kosovë dhe u ka thënë se qeveria që ai drejton, promovon një komunikim të dyanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës me diasporën.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit në detyrë, temë e këtë bashkëbisedimi ka qenë roli i qeverisë në lehtësimin e investimeve të huaja direkte, si dhe planin për krijimin e Këshillit Nacional për Investimet e Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, bëhet e ditur ae kryemnistri në detyrë Kurti i ka njoftuar pjesëmarrësit e këtij takimi virtual që këtë javë, së bashku me Qeverinë Gjermane, është lansuar thirrja per t’iu bashkuar Parkut të Trajnimeve dhe Inovacionit (ITP) në Prizren.

“ITP në Prizren do të shërbejë si një pikë qëndrore në rajonin e Ballkanit Perëndimor për inovacion, zhvillim të ndërmarrësisë dhe biznesit”, citohet të ketë thënë ai.

Kurti ka uruar që së shpejtë të hapen kufijtë e Kosovës për diasporën dhe u ka premtuar se qeveria që ai udhëheq do të krijojë kushte për investime të tyre në Kosovë.  

“Derisa jemi ende duke punuar me vëmendje të plotë në menaxhimin e pandemisë COVID-19, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike kemi filluar lehtësimin e masave në përputhje me situatën epidemiologjike. Urojmë që së shpejti do të hapim kufijtë e Kosovës për bashkatdhetarët tanë”, citohet të ketë thënë kryeministri në detyrë.

Në fund, siguroi të ata se Qeveria që ai drejton është duke punuar që të krijojë të gjitha kushtet për bizneset nga diaspora për të investuar në atdhe. /Gazeta Sinjali/