image Ndryshimet klimatike provokojnë protestë në Prishtinë

Kosovë

Pakënaqësi/ Ndryshimet klimatike provokojnë protestë në Prishtinë

news image

Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër ndryshimeve klimatike.

Kjo është protesta e dytë që mbahet gjatë këtij viti kundër ndryshimeve klimatike në Prishtinë., pas asaj të mbajtur më 20 shtator.

Organizatorët thonë se dimri po vjen, dhe qytetarët e kanë të vështirë të marrim frymë. Ata thonë se është momenti të veprojnë kundër termocentraleve Kosova A dhe Kosova B janë duke prodhuar energjinë elektrike që ne e mbipërdorim.

“Termocentralet e qymyrit nuk janë problemet e vetme që ne kemi në Kosovë. Uji ynë i pijshëm është i pakët, por prapë ne zgjedhim ta humbim. Një mënyrë që kjo po ndodh është ndërtimi i hidrocentraleve. Ministria ka marrë të gjitha dokumentet e duhura për t’u siguruar që hidrocentralet do të ndërtohen. Sidoqoftë, ata janë të paqartë për lëshimin e tyre, dhe ne nuk besojmë se të gjitha dokumentet janë marrë në mënyrën e duhur”, thuhet në njoftim.

Protesta do të nisë në Termokiss në Dardani (11:00), pastaj protestuesit do të ecin tek Skënderbeu, do të marshojmë për tek Grandi dhe do ta mbarojnë marshin në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Urban (14:00).

“Bëjmë këtë në mënyrë që shqetësimi ynë kryesor të dëgjohet, e i cili është: ta bëjmë mjedisin prioritet kryesor! Pas marshit, do të shkojmë tek stacioni i autobusëve dhe parku i qytetit për të ndërmarrë veprim, dhe kjo sigurisht me njerëz që dëshirojnë të bashkohen. Do të mbjellim pemë si mënyra më efektive e veprimit mitigues, të rrisim vetëdijen dhe të veprojmë në të njëjtën kohë. Ne do të sigurojmë të gjitha mjetet e nevojshme dhe fidanët për t’u mbjellë” 

Nëse jeni kundër ndotjes të së ardhmes tuaj, bashkohuni me ne në këtë marsh! apelojnë organizatorët të cilët thonë se duhet t’i bëjmë vendimmarrësit të vetëdijshëm se nuk pajtohen me atë çka ata po vendosin për qytetarët/ Gazeta Sinjali/