image Ndodh edhe kjo në Shqipëri, qytetari në Vlorë e tërheq qenin zvarrë me veturë (VIDEO)

Shqipëri

Ndodh edhe kjo në Shqipëri, qytetari në Vlorë e tërheq qenin zvarrë me veturë (VIDEO)

news image

Rastet kur kafshët trajtohen në mënyrë bizare nga njerëzit nuk janë edhe të rralla, gjë që për të cilën pothuajse rrallë herë personat e përfshirë marrin dënim. Një rast i fundit ka ndodhur në qytetin e Vlorës, raporton Gazeta Sinjali.

Historiani shqiptar, Sazan Guri ka publikuar një postim në Facebook, teksa shihet një shofer duke e tërhequr zvarrë një qen.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në Vlorë, sipas informacioneve nga Guri te rreth rrotullimi i Baticës.

“Mjafton një barbar i tillë, si kjo pamje dje në Vlorë dt 08. 08. Ora 10 e 30, te rreth rrotullimi i Baticës në bypasin e Vlorës, të na beje te quhemi tre milione barbare, mjafton një katil i tillë, me qenin me të dashur në botë golden retriever, të na nxije zemrat e bardha te 3 milonë shqiptarëve. Ne ferr do e kesh shpirtin o hosana o baraba që sdo të dal edhe kur te të lidhin pas krevatit te burgut. Takohemi në gjyq bashkë, merre betim, biles edhe gjyqtarin apo prokurorin nëse do thonë si ngahera se nuk kemi prova. Kush i bashkohet kësaj kauze te shprehet hapur dhe i vendosur”, ka shkruar Guri.

Shiko videon KËTU:

/GazetaSinjali/