image Ndodh edhe kjo/ I riu bën dush derisa po priste në kolonë(VIDEO)

Qesharake

Ndodh edhe kjo/ I riu bën dush derisa po priste në kolonë(VIDEO)

news image

Një video e cila u shfaq në rrjete sociale nga vendkalimi kufitar Bregana në Kroaci, bëri shumë njerëz për të qeshur.

Njëri nga udhëtarët që ishte duke pritur në kolonë të gjatë, filmoi një djalë duke bërë dush, pranë karvanit të tij.

“Çmenduri e rëndë”, shkruajnë administratorët e faqes në përshkrimin e videos, në të cilën filluan komentet qesharake.

Disa të tjerë thanë se ishin plotësisht dakord me të.

“Unë e kuptoj atë. E bëj pranë kamionit çdo ditë. E thjeshtë dhe e dobishme”, ka komentuar një person në video.

Këtu mund ta shihni videon./GazetaSinjali/