image Ndeshje e madhe, Kasim Gashi do të përballet me boksierin e njohur botëror

Sporte Luftarake

Ndeshje e madhe, Kasim Gashi do të përballet me boksierin e njohur botëror

news image

Boksieri shqiptar, Kasim Gashi, do të përballet me boksierin e njohur botëror, Martin Murray.

Murray aktualisht renditet i 15-ti në listën botërore, shkruan Sinjali Sportiv.

Për këtë ndeshje është deklaruar edhe Gashi, i cili ka treguar se këtë ofertë e kishte pranuar menjëherë.

“Ofertën e kam marrë dje dhe menjëherë e kam pranuar. E di se është koha e shkurt por do jap maksimumin. Jam shumë i motivuar dhe jam shumë i lumtur që luftoj kundër njërit që është një nga 15 më të fortit në botë” tha Kasim Gashi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 3 tetor.

Gashi në 14 ndeshje të zhvilluara ka arritur 12 fitore kurse Murray në 45 ndeshje të zhvilluara ka arritur 39 fitore./Sinjali Sportiv/